E pabesueshme, por e vërtetë! Bayern Munich – Barcelona 8:2. Ky është rezultati i ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Portugali. Bayerni u tregua superior në këtë duel, duke gjunjëzuar Messin me shokë. Katalanasit u shfaqën të padenjë për t’i rezistuar furisë bavareze, e cila që nga fillimi tregoi se kalimi në gjysmëfinale nuk do të jetë detyrë e vështirë. Kësisoj, Bayerni u bë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënoi 8 gola në një ndeshje të fazës së eliminimit. Golat për Bayernin i shënuan Thomas Muller (4′, 31′), Ivan Perisic (22′), Serge Gnabry (28′), Joshua Kimich (63′), Robert Lewandowski (82′) dhe Philippe Coutinho (85′ e 89′), derisa golat e ngushëllimit për Barçën i realizuan David Alaba (7′) dhe Luis Suarez (57′).