No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bartomeu: Kjo është katastrofë! Do të ketë ndryshime të mëdha

Bartomeu: Kjo është katastrofë! Do të ketë ndryshime të mëdha

Bayern Munchen ia ka shkaktuar sonte një prej humbjeve më të turpshme në histori Barcelonës, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjermanët i kanë mundur katalunasit me rezultat të pabesueshëm, 8:2, duke siguruar kështu biletën e gjysmëfinales.

Presidenti i klubit, Josep Bartomeu, ka paralajmëruar ndryshime të mëdha, por pa e përmendur dorëheqjen e tij.

“Kjo është një natë e vështirë, humbja është shumë e vështirë. Ne nuk ishim ekipi që jemi, apo klubi që përfaqësojmë”, deklaroi Bartomeu.

“Sot ishte një katastrofë, dhe tani e tutje duhet të marrim disa vendime. Disa që kishim menduar tashmë t’i bënim, dhe të tjerët do t’i mendojmë në ditët e ardhshme”.

“Sot nuk është një ditë për të folur për këtë, sot ne marrim një humbje kaq të dhimbshme. U kërkojmë falje tifozëve për këtë”, shtoi ai.

Trajneri i Barcelonës e ka cilësuar të dhimbshme, poshtëruese e gjithçka tjetër këtë humbje të skuadrës së tij.

“Vërtetë e dhimbshme. Zhgënjim i madh. Barcelona është një klub i madh. Kjo bën dëm dhe diçka me siguri do të ndryshojë”, ka deklaruar Setien.

“Është shumë herët të mendoj nëse do të vazhdoj apo jo, kjo nuk varet nga unë”.

“Do të ketë reflektim duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Barcelonën një humbje kaq poshtëruese”, shtoi ai.

Pas ndeshjes, Gerrard Pique ka sulmuar presidentin Bartomeu.

“Kemi prekur fundin dhe duhet të bëjmë një ndryshim në të gjitha pjesët, jo vetëm lojtarët. Kemi arritur në një pikë pa kthim, nuk po bëjmë një rrugë të duhur dhe rezultatet thonë kështu”, deklaroi Pique.

“Shihet prej disa vitesh, pavarësisht nga lojtarët e trajnerët. Ky është realiteti, është e vështirë, kemi arritur deri në një pikë ku nuk ka shumë më tepër për të bërë”.

“Sot është një performancë e papranueshme. Nëse doni apo duan të iki, unë iki pa problem”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Mesut Ozil i pafat, mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë në gju

Mesut Ozil u largua nga Arsenali në janar dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahce, me dëshirën për të fituar titullin kampion në Turqi. Gjithsesi...

Recent Comments