Jetmir Topalli është futbollisti i ri i skuadrës së Superligës turke, Yeni Malatyaspor.
Lajmi është zyrtarizuar tashmë edhe nga faqja zyrtare e klubit turk.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Jetmir Topalli”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Topalli ediconin e fundit shkëlqeu në futbollin kosovar.
Në 38 ndeshje, shënoi tetë gola ndërsa dhuroi edhe një asistim.