No menu items!
Ballina KRYESORE Superliga e Kosovës në futboll duhet të transmetohet në mediat vendore

Superliga e Kosovës në futboll duhet të transmetohet në mediat vendore

Është hapur tenderi se cili medium do ta transmetojë direkt Superligen e Kosovës në Futboll.

Tani është koha që kompanitë mediale vendore të marrin Superligen tonë, por edhe ligat evropiane. Klubet tona nuk kanë nevojë të mërziten fare se nuk do të mbeten keq, madje do të kalojnë edhe më mirë.

Vetë shteti i Kosovës ka ditur t’i bëj mbretër të tjerët jashtë kufirit. Paska shkruar i mërzitur komentatori dhe drejtori i Super-Sport në Digjitalb, Driton Shakahoxha.

I nderuar, Kosovën nuk e ka ngritur Super-Sporti, futbolli i Kosovës ka qenë pjesë e futbollit botëror me Prishtinën e famshme, me Trepçën, Lirinë, Vllaznimin. Klubet kosovare i kanë shikuar 25 milionë shikues, që sot kemi emra të mëdhenj kosovarë.

Është koha që Superliga e Futbollit të Kosovës të jetë në mendian vendore, sepse mjaft i ngritëm të tjerët dhe u bënë yje falë Kosovës.

Është koha të kenë privilegjin gazetarët, komentatorët, prezantuesit tanë, FFK-ja në krye me Agim Ademin, i cili nga unë e ka notën 10, sepse edhe mediat në Kosovë janë me me nivel të lartë profesional, ashtu siç kemi treguar gjithmonë dhe jemi shembull në rajon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments