Feronikelit i është bashkuar edhe një brazilian. Është ky sulmuesi Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin nga Drenasi.
Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.
Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicjen e vetme për ta rikthyer Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane, njofton klubi nga Drenasi.
Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria dhe Boa, derisa ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai te Feronikeli vjen pas paraqitjeve tr skuadra braziliane, Bahia de Feira.
Marclei tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që ato lejohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK.