No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Llapi zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin nga Mali i Zi

Llapi zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin nga Mali i Zi

Klubi i Llapit ka arritur t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardašević. Sulmuesi nga Podgorica ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion rinovimin edhe për një edicion tjetër.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa numëron rreth 110 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi. Karrierën e tij si futbollist Gardašević e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizonte 16 gola.

Vlen të përmendet se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe pjesëtar Malit të Zi për grupmoshën U-19. Sava Gardašević menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina, i cili shpreson se ai do të ketë formulën e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments