No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Galliani i bindur: Do bëhet i madh, Pirlo ishte trajner që kur...

Galliani i bindur: Do bëhet i madh, Pirlo ishte trajner që kur luante

Adriano Galliani e njeh mirë Andrea Pirlon. Ish-administratori i deleguar i Milanit i ka shijuar nga tribuna magjitë e “Profesorit”, i cili tani nis karrierën si trajner. Madje në krye të Juventusit. Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Galliani ka folu së fundmi dhe është i bindur se Pirlo do shkëlqejë edhe si trajner.

“E takova me 5 gusht dhe i thashë: ‘Do ta shihni Andrea, ju do të keni një karrierë të shkëlqyeshme. Jeni i destinuar të jeni i suksesshëm edhe si trajner’. Gjithsesi nuk e mendova se mund të duheshin vetëm tre ditë të bëhet trajneri i Juventusit. E imagjinova, por brenda disa muajsh (qesh). Andrea qeshte, me zë të lartë”, tregon Galliani në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport.

Më tej ai shton: “Pirlo ishte trajner që kur luante. Nëse do të më duhej një fjalë për të përkufizuar Andrean, do të ishte inteligjent. Ai gjithmonë studionte. Studionte kundërshtarët, vendet që luanin, situatat… Jam i sigurt që do të bëjë shumë mirë te Juventusi”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments