No menu items!
Ballina KRYESORE Drita mposht Inter d’Escaldes, vazhdon rrugëtimin në Champions

Drita mposht Inter d’Escaldes, vazhdon rrugëtimin në Champions

Kampionia e Kosovës, Drita, e nisi rrugëtimin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me fitore, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 2:1 klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, falë golave të shënuara nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namanit.

Vetëm pak kohë pasi e festoi titullin e Superligës së Kosovës, Drita e nisi një tjetër sfidë, edhe më të vështirë – atë në Evropë me gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Me kë do të përballet tani Drita në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Ky rund e përballi Dritën me klubin modest nga Andorra, Inter d’Escaldes, të cilin skuadra e Ardian Nuhiut e dominoi me lojë dhe raste të mira gjatë 90 minutave, përkundër problemeve të sjella para ndeshjes.

Dritës i munguan dy lojtarë në këtë përballje, Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani, pasi i pari rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa tjetri u detyrua të vetëizolohet shkaku i kontaktit me Gërbeshin. Mungesa e dokumentacionit për Covid-19, gabim i organizatorëve, gjithashtu bëri që ndeshja të nisë një orë e gjysmë më vonë sesa që ishte planifikuar.

Por, përkundër kësaj, Drita u shfaq bindëse në fushën e lojës. Loja e bukur iu shpërblye me gol Dritës në minutën e 21-të të ndeshjes, kur Xhevdet Shabani e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një supergol të shënuar nga distanca.

Pas këtij goli, Drita e uli intensitetin e lojës dhe për këtë u ndëshkua vetëm tetë minuta më vonë, kur Emili Garcia e barazoi rezultatin në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Colocray Sports Centre në Nyon të Zvicrës.

Por, djemtë e Nuhiut u nisën sërish me synimin për ta kthyer epërsinë dhe nuk u dorëzuan derisa e arritën këtë, vetëm pak momente para fundit të pjesës së parë, falë goditjes së Hamdi Namanit.

Drita nuk e bëri të njëjtin gabim si në pjesën e parë duke e ulur intensitetin e lojës dhe vazhdoi të tentojë ta gjejë edhe golin e qetësisë, të cilin në fund nuk e gjeti por arriti ta mbajë epërsinë e siguruar në pjesën e parë.

Tani, Dritën e pret finalja e këtij rundi preliminar të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me klubin irlandezo-verior, Linfield.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments