Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin mitrovicas Muharrem Jashari për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit ‘bardhekaltër’ për edicionet në vazhdim, shkruan Sheshi.
Në fakt drejtuesit e këtij klubit ishin dakorduar qysh më herët me mesfushorin nga “Riza Lushta”, por marrëveshje me klubin mitrovicas e mbante atë të lidhur me klubin buzë Ibrit.
Tashmë duket se marrëveshja është bërë në pajtim ndërmjet dy kluebe, pasi që Jashari ka nisur të stërvitet me klubin kryeqytetas.
Prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Jashari nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm i kryeqytetasve.
Ata janë në bisedime gjithashtu me Bajram Jashanicën dhe Erjon Vucajn, marrëveshje të cilat mund të mbyllen shumë shpejtë.