No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krerët e FFK-së i kërkojnë ministrit Zemaj që të lejohet aktiviteti i...

Krerët e FFK-së i kërkojnë ministrit Zemaj që të lejohet aktiviteti i futbollit

Presidenti i FFK-së Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së e njoftuan ministrin për situatën shëndetësore dhe nevojën për të filluar me stërvitje të gjitha kategoritë e futbollit, nga shkollat e futbollit e deri te klubet e të gjitha ligave dhe rangjeve, përfshirë edhe futbollin e femrave dhe futsallin. Drejtuesit e FFK-së theksuan se është shumë e nevojshme që të fillojnë sa më parë stërvitjet përgatitore për kampionatin e ri, ngase garat planifikohet të fillojnë më 12 shtator, kurse ka mbetur shumë pak kohë për ekipet. Në fakt, janë vetëm 5 javë para fillimit të kampionatit, që është kohë jo e mjaftueshme për fazën përgatitore. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua për shkollat e futbollit dhe nevojën për të stërvitur që të mos stagnohet me zhvillimin e kategorive të reja. FFK zotohet që do ta respektojë protokollin strikt për shëndetin e futbollistëve  – shëndeti para të gjithave. Në anën tjetër, ministri Zemaj tha se që nesër do ta mbledhë Këshillin për parandalimin  e përhapjes së Covid-19 dhe do t’i konsultojë ata për të dhënë një vendim të shpejtë dhe të arsyeshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e stërvitjeve, që futbollistët t’i mbajmë në formë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments