Skuadra nënkampione, Gjilani ka siguruar shërbimet e futbollistit të spikatur Fiton Hajdari edhe për dy vite. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në profilin e tij në facebook. “Kam kënaqësinë të ju informoj se kam arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës dhe do të vazhdoj edhe për dy sezonet e ardhshme ta përfaqësoj skuadrën e Gjilanit ⚪🔴”, ka shkruar Hajdari.