Edhe një futbollist është larguar nga skuadra e Flamurtarit pas përfundimit të këtij edicioni.
I larguari i radhës është Festim Krasniqi, i cili ka falënderuar klubin dhe futbollistët, derisa iu ka uruar kuqezinjve rikthim të shpejtë në Superligë.
“Falenderoj klubin Kf Flamurtari per bashkepunimin. Falenderoj te gjithë bashkelojtaret, stafin e trajnereve, tifozet dhe zotri Agim Hasani”.
“Nga sot do te jem lojtar i lire, klubit i deshiroj rikthim sa me te shpejte ne Superligë”, ka shkruar Festim Krasniqi.
Flamurtari do të bëjë pjesë në Grupin B të Ligës së Parë.