No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Legjenda Casillas pensionohet

Legjenda Casillas pensionohet

Kampion bote, 2 herë kampion Europe me përfaqësuesen dhe 3 herë kampion Europe për klube, sot një legjendë e gjallë i thotë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur. Iker Casillas pas një karriere 23-vjeçare ka vendosur të mbyllë në sirtar dhe të kyç përfudnimisht dorezat e portierit. Natyrisht nuk është një lajm që vjen si një rrufe në qiell të pastër sepse San Iker që është mbishrkimi i tij që në kohën e Realit, nuk kishte zbritur më në fushë në një ndeshje zyrtare qëkur më 1 maj të 2019-ës pësoi një arrest kardiak. 39-vjeçari pasi u ringrit në këmbë duke e kaluar këtë çast të vështirë, vendosi të rikthehej në stërvitje me Porton por pa zbritur më në fushë.

Tashmë nëpërmjet një postimi Iker ka konfirmuar dhe zyrtarizuar fundin e një karriere madhështore. Debutoi me Realin e  Madridit më 12 shtator të vitit 1999 në një ndeshje ndaj Bilbaos kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe më pas gjithçka tjetër është një histori e mrekullueshme. 3 herë fitues i Champions Leagues, ku mbi të gjitha do të mbahet mend trofeu i fituar në vitin 2002 ndaj Leverkusenit kur Iker i aktivizuar nga stoli kreu 3 mrekulli për të mbrojtur avantazhin e Zidane, ndërsa emblema e një karreire unike janë dy ndërhyrjet ndaj Robben në finalen e Kupës së Botës në 2010-ën. Portieri më i mirë në historinë  e Realit, ku fitoi edhe 5 tituj kampion në Spanjë, portieri më i mrië në historinë e përfaqësueses spanjolle dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në rolin e tij. Sot një tjetër yll largohet nga sporti më i dashur në botë…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments