No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Fulham rikthehet në Premier League

Fulham rikthehet në Premier League

Fulham është rikthyer në Premier League. Skuadra londineze në finalen e Play-Off-it të Championship ka mposhtur Brentfordin 2:1, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Emocionet më të mëdha të kësaj finale të zhvilluar në ‘Wembley’ ishin rezervuar pikërisht në vazhdime, pasi koha e rregullt e takimit përfundoi 0-0.

Heroi i Fulham doli të jetë Joy Bryan, që shënoi të dy golat, në minutat 105’ dhe 117’.

“Unë nuk jam hero, janë secili prej bashkëlojtarëve, tifozët dhe njerëzit përreth  nesh që na kanë qëndruar afër gjatë gjithë edicionit. Ende nuk po mund ta besoj që ia arritëm qëllimit”, ka thënë Bryan pas ndeshjes.

Brentford tentoi rikthimin në fund të takimit kur shënoi për 1:2 në minutën e 120, por atëherë ishte vonë, me gjyqtarin që i dha fund kësaj finale.

Fulham, pas një viti qëndrim në Championship, rikthehet në elitën e futbollit anglez, e njohur si Premier League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments