No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Januzi konfirmon negociatat me Gjilanin, prioritet mbetet Prishtina

Januzi konfirmon negociatat me Gjilanin, prioritet mbetet Prishtina

Ahmed Januzi është njëri nga lojtarët që po kërkohet nga Gjilani.

Kryetari i këtij klubi, Florim Zuka, konfirmoi sot për Olle se janë në kërkim të top-lojtarëve nga Superliga e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Pavarësisht se nuk përmendi emra, gazeta mëson se Mentor Zhdrella, Ahmed Januzi dhe Armend Thaqi janë synimet e gjilanasve nga Superliga jonë, ndërsa në Shqipëri janë pranë transferimit të Besar Musollit, kapiten i Kukësit.

Sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi, ka konfirmuar kontaktet me Gjilanin, por së pari vjen në shprehje Prishtina.

“Kam pasur kontakte me Gjilanin dhe skuadra tjera, por ende nuk ka diçka konkrete. Së pari dua të bisedoj me Prishtinën, dhe vetëm nëse nuk arrijmë ndonjë marrëveshje me kryesinë e klubit, atëherë mund të ketë diçka konkrete me klubet tjera”, tha Januzi për Gazetën Olle.

Vushtrriasi konfirmoi se me Prishtinën ka kontratë edhe për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Ai mungoi në ndeshjen finale të Kupës, për siç tha shkaku i problemeve në familje, derisa theksoi se ndihet mirë me shëndet.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Mesut Ozil i pafat, mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë në gju

Mesut Ozil u largua nga Arsenali në janar dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahce, me dëshirën për të fituar titullin kampion në Turqi. Gjithsesi...

Vazquez i thotë “Jo” Realit, dy klube italiane pas tij

Sulmuesi anësor spanjoll Lucas Vasquez është një tjetër emër që pritet të lërë Realin e Madridit në fund të sezonit. Futbollisti 29-vjeçar ka një...

Sot dy ndeshje në elitë

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet të premten me dy duele. Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje...

Recent Comments