No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CR7 lumturon bardhezinjtë: Përpara për titullin e tretë!

CR7 lumturon bardhezinjtë: Përpara për titullin e tretë!

Cristiano Ronaldo e konfirmon veten tek Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, CR7 lë të kuptohet do ta respektojë kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe se çdo zë për largimit e mundshëm të tij nga Seria A është “fake news”.

“Jam i lumtur që kam fituar dy nga nëntë titujt e fundit të Juventusit në Serina A. Disa njerëz mendojnë se ka qenë e lehtë, por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, dedikim dhe shumë punë je në gjendje të arrish objektivat dhe të bëhesh më i mirë se më parë. Përpara për titullin e tretë!”

Një mesazh ky i portugezit në Instagram që ka lumturuar botën bardhezi pas festës së titullit të nëntë radhazi kampion në Itali. Ronaldo ka kontratë më “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022. Kuptohet që CR7 beson ende te projekti i Juves, madje edhe në këtë sezon ka ende mundësi reale për të fituar Championsin dhe përmbushur ëndrrën e tij.

Juventusi do të përballet më 7 gusht me Lyonin, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave, me synimin për të përmbysur humbjen 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në fushën e francezëve.

Nëse kalon këtë kundërshtar, Juventusi do të përplaset në çerekfinale me fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments