No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Lirim Kastrati: Mezi pres ta veshë fanellën e Dinamos

Lirim Kastrati: Mezi pres ta veshë fanellën e Dinamos

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, në shkurt të këtij viti ka nënshkruar për gjigantin kroat Dinamo Zagreb. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Lokomotivën e Zagrebit, skuadër e cila për herë të parë në histori u kualifikua për Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmë pësoi humbje në finale të Kupës së Kroacisë kundër Rjekës. Në një intervistë për “Arena Sportive” në RTK, Kastrati ka thënë se ndeshja e mbrëmshme ishte e fundit në fanellën e Lokomotivës. “Po, mbrëmë ishte ndeshja ime e fundit me Lokomotivën. Patëm një paraqitje të mirë, por fatkeqësisht pësuam humbje. Do t’i jem falënderues gjithmonë këtij klubi për mundësinë e dhënë gjatë këtyre tri viteve. Ky ishte sezoni im më i mirë? Po, duke pasur parasysh se kam vetëm dy vite në Superligën e Kroacisë, mendoj se ky ka qenë edicioni më i mirë dhe shpresoj se do të kem ecuri të mirë edhe me Dinamon”, ka theksuar Kastrati.
Ai e ka pranuar se e pret me padurim t’i bashkohet Dinamos dhe të tregojë vlerat e tij në mënyrë që një ditë të arrijë në ndonjë klub edhe më të madh. “Gjithë e dimë se çfarë ekipi i madh është Dinamo. Qysh kam nënshkruar me Lokomotivën ka qenë një ëndërr që të kalojë te Dinamo, sepse dihet çfarë lojtarësh të mëdhenj ka shitur ky klub. Mezi pres ta veshë fanellën e këtij klubi dhe të kem paraqitje të mira. Transferimi në Dinamo nuk ka qenë aq shumë për aspektin financiar, sepse ka pasur oferta edhe më të mira financiare, por për mua si 21-vjeçar ka qenë e nevojshme të kaloj në një klub ku mund të zhvillohem ende si lojtar. Unë Dinamon e shoh si një tjetër trampolinë për të arritur në një ekip më të madh.
Kalimi te Dinamo është realizimi i gjysmës së ëndrrës time. Do të vazhdoj të punoj vazhdimisht për të arritur edhe më shumë”, ka nënvizuar Kastrati.
Tutje talenti nga Hogoshti ka thënë se deri këtu ka arritur falë punës së tij, prandaj edhe në të ardhmen do të mbështetem tek puna, teksa ka falënderuar klubin ku e ka nisur karrierën KF Kika.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments