No menu items!
Ballina SUPERLIGA Dallku: Synimi ynë ishte titulli kampion, por edhe kupa nuk është keq

Dallku: Synimi ynë ishte titulli kampion, por edhe kupa nuk është keq

FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20. Skuadra kryeqytetase në finalen e kësaj gare e ka mposhtur Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0. Kjo është hera e shtatë që FC Prishtina triumfon në këtë kompeticion, derisa trajneri Armend Dallku është shprehur tejet krenar me këtë sukses.

“Shije shumë e ëmbël. Ky titull ka shije shumë të mirë pasi kemi punuar shumë gjatë dhe na ka marrë shumë energji. Në fund, mirë që u shpërblyem”, u shpreh Dallku në “Sports Show”, përcjell “Zeri.info”.

“Nga fillimi, synimi ynë ka qenë titulli i kampionit, por edhe kupa nuk është keq, sidomos për mua, një trajner i ri, dhe pa përvojë”, vlerësoi Dallku.

“Jam krenar, normalisht, çdo falënderim e meritojnë futbollistët sepse e japin më të mirën në fushë. I kam besuar këtyre futbollistëve dhe i kam njohur shumicën prej tyre”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 2:1. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Recent Comments