No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Prokuroria zvicerane heton presidentin e FIFA-s

Prokuroria zvicerane heton presidentin e FIFA-s

Procedohet presidenti i FIFA, Gianni Infantino. Mediat ndërkombëtare raportojnë se kreu i qeverisë së futbollit botëror dyshohet të ketë pasur një takim në vitin 2017 me Michael Lauber, Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, i dorëhequr javën e shkuar.

Menjehërë u emërua një Prokuror Special, i cili po heton mbi takimin e zhvilluar dhe që ishte mbajtur i fshehtë. Pretendohet se prokurori Stefan Keller ka gjetur shkelje, ndërkohë që ish-Prokurori i Përgjithshëm Lauber kishte hetuar mbi akuzat për korrupsion që rëndonin mbi FIFA-n.

Në këtë çështje janë të përfshirë edhe të tjerë persona, mes tyre edhe Rinaldo Arnold, Prokurori i krahinës së Upper Valais. Të gjithë po procedohen penalisht dhe mbetet të shihet se çfarë është zbuluar konkretisht dhe a mjafton që të dënohen. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments