No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ministrja Dumoshi ndan 200 mijë euro për stadiumin e Ballkanit

Ministrja Dumoshi ndan 200 mijë euro për stadiumin e Ballkanit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, e ka vizituar sot Komunën e Suharekës.

Ajo e ka vizituar fillimisht Kuvendin Komunal, për të vazhduar më pas me vizitën në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”.

Dumoshi tutje ka shkuar në stadiumin e qytetit, ku do të investojë MKRS-ja dhe më pas për t’i parë nevojat për investime në transport.

Njoftimi i ministres Dumoshi:

Bashkë me zv/kryeministrin Driton Selmanaj dhe zv/ministrin Halil Matoshi, ishim sot në vizitë në Suharekë.
Me Kryetarin Bali Muharremaj nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes Komunës së Suharekës dhe MKRS-së📝, për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”, në vlerë prej 2.6 milionë💶. Ky investim i kontribuon jetës kulturore në Suharekë dhe u ofron kështu qytetarëve mjedise ku mund të përcjellin ngjarje kulturore e artistike.

MKRS ka ndarë edhe 200.000💶 për ⚽️Stadiumin e qytetit në Suharekë. Këto mjete ndahen në vazhdën e investimeve që MKRS po bën në komuna të ndryshme nëpër Kosovë, për ta ndihmuar e rregulluar infrastrukturën sportive.

Vizitën në Suharekë e përfunduam në Studentqan ku vumë themelin e ⚽️stadiumit ndihmës.

Unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeveria Hoti në përgjithësi, mbetemi të përkushtuar maksimalisht që shtrijmë bashkëpunimin në të gjitha komunat e Kosovës dhe t’i kontribuojmë projekteve sa më të mira kulturore, sportive e rinore.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments