No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot zhvillohet finalja e Kupës, Prishtina dhe Ballkani luajnë për trofeun dhe...

Sot zhvillohet finalja e Kupës, Prishtina dhe Ballkani luajnë për trofeun dhe për biletën evropiane

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Pas mbylljes së sezonit në Ipko Superligën e Kosovës, ku kampion u shpall Drita dhe nën-kampion Gjilani, duke siguruar dy vende për garat evropiane, tani radha është për finalen e Kupës.

Dy klubet tjera që treguan një super-sezon, Prishtina dhe Ballkani do të luajnë mes vete në finalen e madhe, e cila përveç trofeut vlen edhe për një vend në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Evropës.

Finalja e madhe mes këtyre dy skuadrave është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:45.

Për Prishtinën është kjo hera e dhjetë që luan në një finale dhe synimi i tyre është ta fitojnë trofeun e shtatë të Kupës në histori të klubit.

Në anën tjetër, Ballkani luan për histori pasi asnjëherë të vetme nuk ka të fituar këtë trofe dhe do të tentoj deri në fund të shkruaj historinë.

Sikurse trajneri Armend Dallku, ashtu edhe Ismet Munishi kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe ekipet e tyre janë gati për këtë finale.

Gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, ndërsa asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.

Kurse gjyqtar i katërt në këtë ndeshje do të jetë Bujar Selimaj dhe pas portave Besfort Kosumi dhe Visar Kastrati.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments