No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina fiton Kupën dhe siguron Evropën, Ballkani mbetet duarthatë!

Prishtina fiton Kupën dhe siguron Evropën, Ballkani mbetet duarthatë!

29 korrik, 2020 – Prishtina është fituese e Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20. Në ndeshjen finale të zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, Prishtina e ka mundur skuadrën e Ballkanit, me rezultat 1:0. Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve, me një numër të limituar të mysafirëve të të dyja klubeve dhe federatës, për shkak të situatës me pandeminë. Ndërkohë, ndeshjen finale krahas krerëve të FFK-së nga afër e ndoqën edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e sportit, Vlora Dumoshi. Me këtë ndeshje u mbyll ky edicion i garave, i cili ishte i veçantë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat u zhvillua pas përhapjes së Covid-19 edhe në vendin tonë. Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti ta vendosë nën presion skuadrën portokalli që nga fillimi. Pas disa rasteve të krijuara bardhekaltrit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 20-të, me golin e Otto John, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores. Pas këtij goli prishtinasit e administruan mjaft mirë lojën, duke mos e lejuar assesi skuadrën e Ballkanit të dalë në lojën e saj, me çka nuk i dha hapësirë për ta rrezikuar seriozisht portën e Bekajt. Kësisoj, Prishtina bëhet skuadra e tretë kosovare e cila do të marrë pjesë në garat evropiane, pasi një gjë të tillë në fundjavë e kishin arritur Drita dhe Gjilani, si kampion e nënkampion. Në fund, trofeun kapitenit të Prishtinës, Armend Thaçi ia dorëzoi presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Për klubin bardhekaltër ky ishte triumfi i shtatë në garat e kupës.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments