Njëri prej portierëve më të mirë që ka prodhuar futbolli kosovar prej vitesh, Visar Bekaj, mund të lë Superligën tonë në afatin kalimtar të verës.
Gardiani prishtinas mund të vazhdojë karrierën në Gjermani apo Turqi, përcjellë Olle.
Për të ardhmen e tij kanë shkruar sot mediat turke, si “Fanatik” apo “Haberler”.
“Bekaj, 23-vjecari që luan me Prishtinën në Kosovë, mund të jetë ardhja e re në kampionatin turk”.
“Ai më parë ishte në shënjestër të Beshiktashit, por ka mundësi të shkojë edhe në Gjermani te Hoffenheim apo Hamburg”, shkruhet mes tjerash në gazetat turke sot.