No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Masat e reja – krerët e FFK-së do të takohen me kryeministrin...

Masat e reja – krerët e FFK-së do të takohen me kryeministrin Hoti

Drita e Gjilani në konkurrencën e meshkujve dhe KFF Mitrovica (femrat) tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, ndërsa sonte mësohet edhe skuadra e katërt nga Kosova që do të prezantohet në Evropë, ku përballen në finalen e Digitalb Kupës, Prishtina e Ballkani.

Megjithatë, pandemia COVID-19 po vazhdon të sjellë shumë telashe e sidomos për këto klubet që do të dalin në Evropë.

Rikthimi i masave nga ana e Qeverisë, e cila tashmë ndalon të gjitha aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllur, u pamundëson skuadrave të stërviten për t’u bërë gati për ndeshjet që nisin në fillim të muajin gusht.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se ky është një problem i madh, madje sipas tij ky nuk është telashi e vetm, pasi ata kanë probleme edhe me viza, por edhe me testet për koronavirus, të cilat siç dihet shumica e vendeve evropiane nuk i njohin testet që bëhen në vendin tonë.

“Sigurisht që këto masa kanë sjellë telashe të mëdha për klubet. Ne sot do të bisedojmë me Komitetin Ekzekutiv, si dhe do të kemi një takim edhe me kryeministrin Avdullah Hoti në ndeshjen finale të Kupës, ku do të bisedojmë për hapat që do t’i marrim. Pra ne nuk kemi probleme vetëm me stërvitjet, por janë edhe telashet me vizat. Krahas klubeve të meshkujve, është edhe ekipi i femrave, pastaj testet që duhet bërë për të dalë në Evropë. Duhet shikuar dhe biseduar për të gjetur mundësinë për t’u krijuar kushte klubeve që të përgatiten sa më mirë dhe të përfaqësohen sa më mirë në garat evropiane”, ka thënë Eroll Salihu.

Po

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments