No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Këto janë vendimet nga mbledhja e fundit e KE të FFK-së

Këto janë vendimet nga mbledhja e fundit e KE të FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për futbollin në Kosovë. KE analizoi dhe shqyrtoi përfundimin e garave duke konstatuar se ishte një kampionat jashtëzakonisht i fortë ku deri në xhirot e fundit nuk dihej kampioni dhe kush do të largohet nga liga. KE konstatoi se fakti që ky kampionat në Superligë u zhvillua në rrethana të pandemisë ka qenë tejet i vështirë për të gjithë: futbollistët, klubet, federatën dhe tifozët, të cilët janë detyruar që të qëndrojnë larg skuadrave të tyre të zemrës. KE i gëzohet faktit që përkundër orarit tejet të ngjeshur me ndeshje dhe zhvillimit të kampionatit edhe gjatë muajve të verës nuk ka pasur shumë lëndime të futbollistëve. KE përgëzon të gjitha klubet që u organizuan edhe në këto rrethana të vështira dhe arritën që të rifillojnë garën dhe ta përfundojnë atë, ndonëse me ekonomi të dobësuar. Sidoqoftë, me mirëkuptimin e të gjithëve, në radhë të parë futbollistëve e trajnerëve dhe me ndihmën që FFK ua dha klubeve u arrit që t’i shkohet deri në fund këtij edicioni maratonik, duke e nxjerrë kampionin, nënkampionin dhe fituesin e kupës aty ku duhet, në fushën e gjelbër. Me këtë rast, KE falënderon edhe një herë institucionet shtetërore që lejuan rifillimin e kampionatit në Superligë, teksa falënderon edhe futbollistët, trajnerët e klubet që vazhduan me punë, si dhe organet e FFK-së, të gjitha komisionet, gjyqtarët, delegatët, kontrollorët dhe administratën për punën e mirë dhe të palodhshme. KE uron të gjitha klubet që do të na prezantojnë në Evropë që të paraqiten sa më denjësisht dhe të arrijnë rezultate të mira.
Ndërkohë, pas përfundimit të garave, ku u mësuan skuadrat që do të largohen nga Supeliga dhe u duke iu referuar vendimit të mëhershëm që Liga e Parë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, si pasojë e pandemisë, KE mori vendim edhe për ndarjen e 20 skuadrave në grupin A dhe B me nga 10 skuadra si vijon:

Grupi A
1.KF ”Istogu”
2.KF “Malisheva”
3.KF “Onix”
4.KF ”Vëllaznimi”
5.KF “ Liria”
6.KF “ Drenasi”
7.KF “Trepça”
8.KF ”A&N”
9.KF “Dukagjini”
10.KF “Vushtrria”

Grupi B
1.KF “2 Korriku”
2.KF “Ramiz Sadiku”
3.KF “KEK-u”
4.KF “Ulpiana”
5.KF “Dardana”
6.KF “Vllaznia”
7.KF ”Vitia”
8.KF “Kika”
9.KF “Flamurtari”
10.KF “Ferizaj”

Skuadrat e para në grup kalojnë në Superligë, ndërsa dy vendet e dyta do ta luajnë një ndeshje dhe fituesi luan një lojë barazhi me skuadrën e vendit të tetë të Superligës.
KE debatoi për përgatitjet për edicionin e ri të garave, ku u tha se gjendja e pandemisë Covid-19 po rëndohet dhe po përkeqësohet e kjo do të reflektojë edhe në fillimin e garave. Bizneset do të ballafaqohen me vështirësi dhe kjo do të ndikojë edhe te financat e klubeve, ndaj FFK-ja duhet të jetë gjithmonë pranë klubeve që të tejkalohet kjo situatë që ka përfshirë tërë globin e me këtë dhe Kosovën.
Ligat e tjera (Liga e Parë-femrat, Liga U16-femrat, Liga e Dytë dhe e Tretë, ligat e futsallit, si dhe garat e kategorive të reja) do të vazhdojnë me formatin e njëjtë, teksa risi është lejimi i ekipeve B të klubeve të Superligës për të garuar në rangjet e ulëta.
Tutje KE shqyrtoi përgatitjet për garat ndërkombëtare të të gjitha garave dhe është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë për t’u organizuar ato, pasi ambasadat nuk po punojnë ende për dhënien e vizave, sikur që do të ketë vështirësi edhe në hyrje në disa shtete që kanë vënë rregulla e tyre sa i përket mbrojtjes nga Covid -19. Por, gjithsesi duhet një angazhim i jashtëzakonshëm i të gjithëve në këtë drejtim.
Po ashtu KE mori vendim që të pushojë mandatet e të gjitha Komisioneve, me përjashtim të atyre që kanë proceduara të hapura deri në përmbylljen e tyre, duke kërkuar nga ata që sa më parë të mbyllen të gjitha lëndët.
KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Recent Comments