Matthijs De Ligt u shpall kampion i Serisë A në përfundim të sezonit të tij të parë në elitën e futbollit italian. Pas një nisjeje të vështirë, mbrojtësi i ri holandez e mori veten dhe i bindi të gjithë, duke merituar lëvdat për paraqitjet e tij në qendër të mbrojtjes. Në fakt, thuajse të gjithë, sepse ka edhe nga ata zëra të rëndësishëm, si bashkëkombësi i tij, Marco van Basten, që e “ngelin në klasë” 20-vjeçarin.
“Nuk është rritur krahasuar me atë që ishte kur luante tek Ajaxi. Ishte i pafat që nuk kishte Chiellinin në krah. Do të kishte mësuar më shumë te Barcelona apo Manchester City.”
Ish-trajneri holandez, fitues i “Topit të Artë” kur luajti me Milanin, skepticizmin e tij e shpjegon me zgjedhjen e de Matthijs De Ligt për të luajtur në Serinë A.
“Nuk mendoj se është përmirësuar shumë nga sezoni i kaluar. Bonucci është lojtar shumë i mirë, por nuk udhëheq shokët e skuadrës. Tek City, Reali apo Barcelona mendoj se do të kishte mësuar më shumë. Seria A është më e dobët sesa La Liga apo Premier League.”
Për ta sqaruar konceptin e tij, merr një shembull:
“Te Sampdo luajnë Chabot e Thorsby, dy lojtarë që nuk kanë spikatur as në Eredivisie”.