Valon Berisha ka dal në stërvitjen e parë te Reims në Francë.
Mesfushori i Kosovës vetëm pak ditë më parë ishte prezantuar te kjo skuadër.
Berisha ishte i huazuar te Fortuna Dusseldorfi edicionin e kaluar, ndërsa nga edicioni i ri, do ta vazhdojë karrierën te klubi francez.
Gjatë ditës së sotme, Berisha ia ka bërë “sefte” me Reimsin duke u paraqitur për herë të parë në stërvitje.
“Stërvitja e parë”, ka shkruar Reims në “Twitter” duke publikuar disa fotografi të Berishës.
Ndryshe, në Reims, Berisha do të luajë përkrah yllit tjetër të Kosovës, Arbër Zeneli.