No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Sot takimi me Raiolan, Donnarumma dhe Ibra drejt rinovimit

Sot takimi me Raiolan, Donnarumma dhe Ibra drejt rinovimit

Vetëm disa javë më parë dukej e pamundur, por në Milano ngjarjet në ditët e fundit kanë ndryshuar rrjedhë papritur. Konfirmimi i Piolit në krye të stolit kuqezi do të pasohet me zgjatjen e kontratave të dy lojtarëve ndër më të spikaturit në organikën e “Djallit”, Ibrahimovic dhe Donnarumma. Sot pritet takimi mes menaxherit Mino Raiola dhe drejtuesve më të lartë të klubit, pas disa kontakteve telefonike në orët e fundit. Vullneti i palëve është që të vijojë bashkëpunimi.

Për Gigio Donnarumman situata është e qartë dhe nuk duhet të ketë surpriza. Ajo do të zgjatë kontratën, që i skadon në vitin 2021, me të njëjtën pagë (6 milionë euro në sezon), plus bonuset, deri në verë të vitit 2023. Mbetet për t’u zgjidhur nyja e klauzolës së ndërprerjes së kontratës (e largimit), problem që pritet të kalohet pa vështirësi.

Për Ibrën çështja është disi më e ndërlikuar. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe Milani nuk ka ndërmend t’i paguajë të njëjtën pagë (3 milionë për 6 muaj). Lojtari është i gatshëm të pranojë uljen e pagës në mënyrë që të mbetet te kuqezinjtë (konfirmimi i Piolit ishte vendimtar), por gjiganti suedez nuk ka ndërmend të heqë dore nga një shifër e konsiderueshme. Paga e Ibrës është 6 milionë euro në vit, maksimumi që Elliott dëshiron të shpenzojë për të është 4 milionë. Marrëveshja për një sezon duket se është shumë pranë, por palët duhet të tolerojnë që të dalë tymi i bardhë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments