Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se ai nuk do ta largonte Elseid Hysajn nga skuadra po të ishte pjesë e Napolit.
Hysaj duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e Gennaro Gattusos, derisa së fundmi gjetin golin e parë në Serie A me napolitanët.
“Kundër Barcelonës, Gatusso mund të bëjë diçka historike me Napolin. Mes fitores dhe humbjes ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë, prandaj Gatusso nuk duhet ta ulë përqëndrimin e skuadrës. Lojtarët duhet të jënë të vëmendshëm sepse sezoni nuk ka përfunduar ende”, u shpreh De Biasi.
“Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja. Ai është ende i ri dhe mund t’i japë ndihmë të rëndësishme skuadrës”, shtoi italiani.