Gjilani edhe njëherë dëshmoi se është qytet i futbollit në Kosovë.
Dje, Drita edhe zyrtarisht është shpallur kampion, kurse Gjilani do të luajë në eliminatorët e Ligës së Europës.
Pra, janë dy skuadra që do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast, Muhamet Useini, futbollisti tetovar që luan me Gjilanin, iu ka bërë një urim me spec shokëve të tij që luajnë te Drita, duke nisur nga trajneri Ardian Nuhiu si dhe lojtarët: Ardian Cuculi, Bunjamin Shabani dhe Izair Emini.
“Normal, edhe pse jemi rival në fushë mirëpo kam shokë aty që kam luajtur shumë vite bashkë. Gjithashtu edhe prof. Nuhiun, me të cilin kemi luajtur së bashku. Urimi im ka qenë ky: Urime titullin dhe shumë suksese në Europë. Vitin tjetër bëhuni gati për nënkampion”, ka deklaruar 31-vjecari Muhamed Useni, mesfushori i njohur, për News-tv.
Drita dhe Gjilani për pak ditë do ti mësojnë kundërshtarët e tyre në Europë.