No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Murseli-Bunjaku, dyshja që e 'ndezi' Dritën

Murseli-Bunjaku, dyshja që e ‘ndezi’ Dritën

E gjetën në barazh e me “1001” probleme organizative e financiare. Por, për një periudhë të shkurtër prej vetëm katër vitesh, klubin e bënë super-fuqi të futbollit kosovar, duke fituar dy tituj kampioni dhe një Superkupë në tri vitet e fundit.

Absolutisht e jashtëzakonshme ajo që kanë bërë me Dritën dy donatorët e mëdhenj, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, të cilët ia kanë kthyer dinjitetin klubit bardhekaltër, duke e bërë atë mes më të titulluarve në periudhën e pasluftës, përcjellë Olle.

Flamur Bunjaku, dikur krahu i djathtë i legjendës Fadil Vokrri, tani donator i madh i Dritës kampione
Shpenzimet për këtë edicion kanë kapur shifrën e mbi 1 milionë eurove, ka konfirmuar kryetari Valon Murseli.

“Në vitin e parë kur morëm Dritën i kemi shpenzuar 200-300 mijë. Pastaj, shifrat u ngritën në 500 mijë, pastaj në 600 mijë, ndërsa këtë edicion kemi shpenzuar mbi 1 milionë euro”, ka deklaruar Murseli mbrëmë.

Ai ka theksuar që para katër vitesh s’kanë besuar që mund të arrijnë një sukses kaq madhështor, dy tituj e një Superkupë.

“Para katër vitesh s’e kemi besuar këtë rrugëtim. Por, ne kemi bërë një kryesi të fortë dhe një skuadër shumë të mirë. Shumë njerëz na kanë kritikuar që s’kemi ish-futbollistë në kryesi, por ata po dalin më të suksesshëm se ata që kanë luajtur”, ka shtuar Murseli.

Ai ka folur edhe për planin e Dritës për afatin kalimtar, ku trajneri Ardian Nuhiu ka kërkuar pesë ardhje, për të forcuar kontigjentin bardhekaltër.

“Trajneri i ka kërkuar pesë transferime tani, ne do të mundohemi t’i realizojmë. Edhe vitin tjetër do të luftojmë për titullin kampion”, theksoi Murseli.

“Duhet theksuar që lojtari cilësor s’po vjen në Kosovë sepse nuk kemi infrastrukturë. Mund të marrim futbollist cilësor mbi moshën 30 vjecare, mirëpo jo futbollist cilësor të ri sepse nuk vinë në Kosovë”, përfundoi ai.

Drita do të luajë në fazën preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtari i parë do të jetë kampioni i Andorrës, Inter d’Escaldes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments