No menu items!
Ballina KRYESORE Manaj uron Baftiun për ‘Këpucën e Artë’, shpreson se ky edicioni të...

Manaj uron Baftiun për ‘Këpucën e Artë’, shpreson se ky edicioni të jetë i fundit për të në Superligë

Top-sulmuesi i Trepça ’89, Arb Manaj ka shkëlqyer në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Manaj në 33 xhiro të zhvilluara ka arritur të shënoj plot 18 gola një më pak se Blendi Baftiu i Ballkanit (19) ku edhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’.

Në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, futbollisti 21 vjeçar ka uruar Baftiun dhe ka thënë së bashkë me futbollistin e Ballkanit kanë bërë diferencën në Superligë.

“Që nga fillimi me Blendin e kemi bërë diferencën dhe dua që t’ia urojë “Këpucën e Artë”. Baftiut i dëshirojë shumë suksese”, ka thënë futbollisti nga Klina, Arb Manaj.

21-vjeçari është vërshuar nga ofertat si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Ai e komentoi edhe të ardhmen.

“Si fillim po mendoj për pushime. Shpresoj se ky është edicioni im i fundit në Superligën e Kosovës”, ka pohuar Arb Manaj, i cili në ndeshen e fundit Trepça ’89 – Prishtina (2:1) e realizoi golin e fitores për t’ia siguruar mitrovicasve një “biletë” edhe për edicionin e ardhshëm në elitë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments