Labinot Osmani nuk do të jetë më pjesë e Llapit. Lajmi është konfirmuar vetë nga futbollisti vushtrrias në llogarinë e tij në Facebook.
“Përmes këtij postimi deshta të iu informoj që kam përfunduar kontratën me KF Llapin.
Tash e tutje jam lojtar i lirë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe tifozët. Llapit i dëshiroj suksese”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë, Llapi gjatë ditës së sotme ka vazhduar kontratën me mbrojtësin, Elvis Prençi.