No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kenan Haxhihamza konfirmon largimin nga SC Gjilani!

Kenan Haxhihamza konfirmon largimin nga SC Gjilani!

Skuadra e Gjilanit ka pësuar ‘goditjen’ e parë vetëm një ditë pasi sigurojë Evropën.

Tashmë nga skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani është larguar portieri, Kenan Haxhihamza.

Portieri rahovecas, e ka konfirmuar lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se pas 4 vitesh po largohet nga SC Gjilani.

Më poshtë postimi i tij:

Gjithmonë ka një fund, por nuk e prisja kaq të shpejtë edhe pse kanë kaluar 4 vite në SC Gjilan ku jam rritur e formuar si profesionist e mbi të gjitha si njeri. Një listë falenderimesh që vështirë është t’i gjesh fundin, duke filluar nga Presidenti i klubit për përkrahjen dhe korrektësinë e treguar, drejtorave dhe gjithë stafit administrativ, kapitenit, lojtarëve, shokëve të mi, trajnerëve me të cilët kam punuar në veçanti Afrim Ajdini i cili është më meritori për lojtarin që unë jam sot. Mirënjohës u jam gjithë jetën sepse fjala faleminderit është pak. Sa i përket tifozerisë, falenderim të madh për përkrahjen sepse gjatë gjithë kësaj kohe përveç gëzimeve kemi pasur edhe zhgënjime e mospajtime. Nga sot do ju kuptoj më mirë sepse do të jem pjesë e juaja duke qenë gjithmonë në përkrahje të SC Gjilanit. Faleminderit qytetit që më dha dashurinë që se prisja dhe familjeve që m’i kanë hapur dyert këto 4 vite që për mua janë një jetë, gjithmonë do të jeni pjesë e kujtimeve më të bukura të kaluara në Gjilan qytetit që do t’i mbes borxh gjithë jetën. Mirupafshim Gjilan sepse është herët për Lamtumirë. Ju dua.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments