No menu items!
Ballina KRYESORE Hyseni: Drita i ka në ADN kurdisjet, titullin e meritoi kjo skuadër...

Hyseni: Drita i ka në ADN kurdisjet, titullin e meritoi kjo skuadër…

Edicioni 2019/20 i Superligës së Kosovës përfundoi me shumë probleme, dyshime për kurdisje e krijim të aleancave mes klubeve. Zyrtarë të klubeve, trajnerë e analistë të ndryshëm gjatë tërë sezonit kanë akuzuar njëri-tjetrin për marrëveshje apo kurdisje të ndeshjeve. Për këtë gjendje të futbollit tonë, është shprehur shumë i mllefosur ish sulmuesi i njohur i Superligës, Berat Hyseni.

Hyseni në një intervistë për “Insportin”, ka shprehur mllefin e tij për gjendjen e Superligës dhe ka kritikuar ish klubin e tij, KF Prishtinën për kurdisje apo marrëveshje me klube për të lëshuar ndeshjen.

Ai thotë se nuk mund ta kuptojë se si një klub si Prishtina bie në një nivel të tillë, pasi sipas tij klubi nga kryeqyteti duhet të jetë shembull për klubet tjera.

“Po unë mendoj se është një dobësi e njerëzve që pikën e parë udhëheqin klubet dhe në fillimin e sezonit i qesin ambiciet për titull, për dalje në garat evropiane për fitimin e kupës dhe gjatë fazës të kampionatit përfundojnë në kurdisjen ndeshjeve dhe marrëveshjeve”.

Ish sulmuesi i Prishtinës, beson se deri në fund të kampionatit “bardhekaltrit” kanë zhvilluar një sezon korrekt deri në momentin kur humbi betejën për titull të kampionit.

“Prishtina mendoj që është për t’u gjykuar dhe për të analizuar. Deri në xhiron e fundit ka zhvilluar një kampionat pa hile dhe humbi betejën për titull. Por, pse duhet të ulet në nivelin e klubeve tjera në xhiron e fundit mendoj që është një jo seriozitet dhe nuk respektohet kampionati këtë mënyrë. Kur tërë kohën ka gjykuar ekipet tjera në Superligë për lojë jo korrekte. Po kjo ndoshta është se interesi i tyre kur është pa marrë parasysh Prishtinën apo Dritën, kushdo që të jetë, prapë se prapë do të futen në këtë lojëra që më së paku janë ndeshje të futbollit”.

Hyseni ka qenë edhe më kritik ndaj kampionit të ri të Superligës, Dritës. Sipas tij, klubi gjilanas e ka në “ADN” kurdisjen e ndeshjeve dhe se nuk është kampion legjitim.

Për ish “bomberin” e elitës tonë, titullin e kampionit është dashur ta fitojë Ballkani apo Gjilani. “Drita kampion? Për mendimin tim nuk është kampion legjitim sepse gjatë tërë kampionatit klubet tjera e kanë gjykuar, e kanë sulmuar për kurdisje. Unë besoj që Drita e ka në “ADN” kurdisjen me ekipe edhe më të vogëla që janë në Superligë. Titullin do të duhej ta fitone Ballkani apo Gjilani, këto dy skuadra kanë zhvilluar lojën më të mirë, pa matematika me ekipet tjera. Gjilani ka pikë të barabarta me Dritën, 68 pikë, dhe është kampioni i vërtetë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments