Pas një edicioni të fuqishëm në Ligën e Parë, Besa e Pejës është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, ku do të garojë nga edicioni 2020/21.
Klubi pejan nën drejtimin e Miftar Ramës arriti të rikthehet në Superligën e Kosovës.
Megjithatë, tashmë kanë nisur të dalin në sipërfaqe problemet e para te klubi pejan para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.
Trajneri Miftar Rama ka konfirmuar për “Zeri.info” se është larguar nga klubi pejan.

“Unë pata arritur marrëveshje me Besën, por klubi nuk i ka zbatuar obligimet dhe jam larguar”, ka deklaruar Rama.
Ai e kishte marrë klubin vitin e kaluar, derisa kishte arritur me shumë sukses që ta inkuadrojë në Superligë