KB Ylli është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës në basketboll, që ka lëvizur në organizim dhe forcim të skuadrës.
Klubi nga Suhareka në njoftimin e fundit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me yllin e tyre nga Mitrovica, Samir Zekiqi.
“Ju kemi thene qe nuk do prezantim!
Samir Zekiqi eshte me ne”, ka shkruar KB Ylli.
Përpos Samirit, Ylli ka arritur marrëveshje edhe me trajnerin Dragan Radovic dhe ka transferuar basketbollistin shqiptar nga SHBA, Blend Avdili që luan në pozitat 3/4.