No menu items!
Ballina KRYESORE Sot përfundon Ipko Superliga; Flamurtari-Gjilani, ndeshja që vendosë për pozitën në Ligën...

Sot përfundon Ipko Superliga; Flamurtari-Gjilani, ndeshja që vendosë për pozitën në Ligën e Evropës dhe për mbijetesë

Këtë të diele (sot) do të zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës.

Kampioni i Superligës tashme është shpallur edhe zyrtarisht xhiron e kalume dhe është Drita. Ndërsa sot do të luftohet për një pozitë në Evropian dhe për mbetje në elitë.

Takimi kryesor padyshim mbetet të jetë në kryeqytet, ku Flamurtari do të jetë nikoqir i Gjilanit. ‘Kuqezinjët’ kërkojnë fitore për të mbetur në Superligë edhe për edicionin tjetër, kurse ‘kuqebardhët’ për të siguruar pozitën në një vend për Evropë.

Pozitën për të kërkuar Evropën e kërkon edhe Ballkani ku do të luaj ndaj kampionit të këtij edicioni, Drita, e për të respektuar skuadrën gjilanase, suharekasit kanë vendosur ti bëjnë edhe ‘Gardën e Nderit’.

Luftën për mbijetesë nuk do ta luftojë vetëm skuadra nga kryeqyteti, takim tjetër i rëndësishëm për mbetjen në elitë do të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të luaj ndaj Prishtinës, skuadrën e ‘Minatorëve’ vetëm fitorja mund ta shpëtoj për ta siguruar Superligën.

Ndërsa, Drenica kërkon fatin në takimin e fundit ku do të ketë punë me Dukagjinin, skuadra e ‘Hithave’ tashme edhe zyrtarisht ka rënë nga Superliga kurse ‘kuqezinjëve’ i duhet vetëm fitore dhe shpreson në gabimin e Flamurtarit dhe Trepçës ’89.

Ndeshje aq me pak e rëndësishme nuk do të jetë as në Drenas, ku Ferizaji i dorëzuar do të jetë mysafir i Feronikelit, e skuadrës së ‘Industrialistëve’ i duhet së paku një barazim për të siguruar mbetjën në elitë, ndryshe rrezikon mbijetsën në Ligë. Kurse ndeshje e cila do të zhvillohet vetëm për nder do të jetë Vushtrria – Llapi.

Të gjitha këto takime do të zhvillohen nga ora 17:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments