Trepça’89 ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 2:1 për ta siguruar ekzistencën edhe për një vit në Superligë.
Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi në “Super Sport Kosova” ka treguar për emocionet pas fitores.
“Emocion i pa përshkruar për mua pasi në aspektin personal është nj hap i madh mbetja në Superligë. Ky sezon ka qenë i vështirë pasi nga 12 ekipe 4 bien nga liga. Ka pasur trajnerë shumë më me eksperiencë se unë pir ja dola, fale edhe sakrificës së madhe të lojtarëve. Sa i përket ndeshjes Prishtina ka pasur një performancë të jashëtzakonshme pas pandemisë.
Në pjesën e parë u ruajtëm ndërsa në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbim dhe e dhamë maksimumin. Ndoshta edhe largimi i Visar Bekajt nga porta e Prishtinës na e lehtësojë punën dhe ne i shënuam dy gola”, ka thënë Idrizi.