No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK paralajmëron klubet; Respektoni strikt masat antiCovid-19!

FFK paralajmëron klubet; Respektoni strikt masat antiCovid-19!

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ipko Superligë. 90 minutat e ndeshjeve të sotme vendosin skuadrën nënkampione, e cila e fiton të drejtën e përfaqësimit në Ligën e Evropës, si dhe skuadrën e katërt dhe të fundit, e cila do t’i thotë lamtumirë shoqërisë elite. Pa dyshim, ndeshja më e ‘nxehtë’ do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit, sfidë nga e cila do të përcaktohet me gjasë se cila skuadër do të luajë në Evropë dhe cila do të përshëndetet nga elita. Në prag të ndeshjeve të sotme, FFK ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet të cilës kërkon nga klubet respektim strikt të masave, duke pasur parasysh se një ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti u shpreh i pakënaqur me respektimin e masave nga ana e qytetarëve, si dhe me mos kontrollimin e masave nga policia.

Komunikata e plotë e FFK-së

Fundi i këtij kampionati maratonik erdhi. Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 33-të (të fundit) për këtë edicion të garave në Ipko Superligë.
Ky kampionat ishte i veçantë nga të gjithë të tjerët, ngase për herë të parë ishim të detyruar që të luajmë edhe në muajt e verës dhe pa praninë e tifozëve. E gjithë kjo ndodhi për shkak të pandemisë Covid-19, më të cilën po ballafaqohet e tërë bota.
Natyrisht, javëve të fundit situata në vendin tonë është përkeqësuar dukshëm dhe virusi është përhapur kudo. Si rrjedhojë Qeveria ka shtrënguar masat për parandalimin e këtij virusi, me ç’rast janë ndërprerë edhe aktivitetet sportive, me përjashtim të garave në Ipko Superligë.
Andaj, duke u dëshiruar suksese dhe përmbushje të objektivave, kërkojmë që klubet t’u përmbahen dhe të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e parapara me protokollin e organizimit të ndeshjeve në kushtet e pandemisë të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë.
Pra, të gjithë personat e pranishëm në ndeshje janë të obliguar të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë, teksa në stadium nuk guxon assesi të ketë të pranishëm të tjerë përveç personave që janë të lejuar nga udhëzimi i lëshuar nga FFK pas rifillimit të kampionatit.
Kudo që do të ketë shkelje të protokollit sanitar dhe prani të personave jokompetentë, zyrtarët e FFK-së do të reagojnë dhe nuk do të lejojnë zhvillimin e ndeshjes. Prandaj, kërkojmë nga klubet përgjegjësi maksimale edhe në këto ndeshje, në mënyrë që ta përmbyllim këtë kampionat me dinjitet dhe mos të vjen deri te ndërprerja e aktivitetit nga ana e organeve shtetërore.
Me këtë rast, FFK i falënderon të gjitha institucionet të cilat treguan mirëkuptim dhe na lejuan zhvillimin e garave të Superligës në këto rrethana të vështira.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments