Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri i ka dhënë notë pozitive skuadrës së tij në konferencë për shtyp, pavarësisht faktit se rezultatet zhgënjyese kohët e fundit nuk kanë munguar.
“Ky është kampionati më i vështirë në historinë e futbollit italian. Duke parë vështirësitë e krijuara, besoj se skuadra ka bërë një punë të mirë”.
“Rezultatet zhgënjyese? Kjo është normale nëse sezoni luhet në korrik, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në 100 vitet e mëparshme dhe gjërat e pazakonta janë normale”.
“Nuk jemi dorëzuar, sepse në Udine kemi pasur më shumë dëshirë se duhet për të fituar, jo mungesë dëshire. Është një moment i vështirë, por duhet të gjejmë forcat për të arritur objektivin”.
Në lidhje me Champions League: “Është një kompeticion shumë tërheqës, por unë mendoj se sezoni duhet të vlerësohet në bazë të kampionatit. Ka dy javë para ndeshjes së Champions-it, tani duhet të përqendrohemi te kampionati”.