Një Premier League e sapo fituar, por mendja shkon drejt së ardhmes dhe sukseseve të tjera.
Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool-it, ka komentuar suksesin e këtij sezoni në Angli të skuadrës së tij, duke ëndërruar që të mund ta përsërisin edhe në vitet e ardhshme.
“Fitorja e Premier League është një ëndërr e kthyer në realitet. Megjithatë, duhet të vazhdojmë me këtë uri edhe në sezonin e ardhshëm sepse do të jetë më e vështirë”, ka thënë Salah për BBC.
“Skuadrat e tjera do të provojnë të na mundin. Ja pse ne nuk duhet ta humbasim përqendrimin”.
“Ta fitojmë kampionatin për dy ose tre vite radhazi? Pse jo? Barrierat janë vetëm në mendjet tona. Mendoj se nëse do të kemi të njëjtën uri dhe të vazhdojmë përpara me të njëjtin përqendrim, do t’ia dalim”.