Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pranuar se klubi i tij nuk do të bëjë afrime të çmendura në merkaton e verës. Numri një i “Los Blancos” e ka shprehur hapur diçka të tillë. “Nuk mund të bëjmë afrime të mëdha, kur kemi ulur rrogat, nuk ka kuptim për lojtarët tanë”.
Afrime nuk mund të bëjnë, por shpresojnë që të mbledhin një shumë të konsiderueshme parash nga shitjet. Spanjollët morën 40 milionë euro nga shitja e Achraf Hakimit tek Interi, ndërsa shpresojnë që të grumbullojnë dhe 180 milionë euro të tjera sipas asaj që shkruan Marca.
Kampionët e Spanjës kanë në shitje James Rodriguez, Gareth Bale dhe Luka Jovic. Drejtuesit po mundohen që t’i gjejnë një strehim të ri dhe me shumë mundësi sezoni i ardhshëm nuk do t’i gjejë në Santiago Bernabeu, përjashtim mund të bëjë uellsiani që nuk do të largohet.