No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Reagon Prishtina; Shkrimet për ikjen e futbollistëve, luftë speciale kundër nesh!

Reagon Prishtina; Shkrimet për ikjen e futbollistëve, luftë speciale kundër nesh!

Gjatë ditës së enjte u raportua për interesimin e Feronikelit për treshen e Prishtinës, Ahmet Januzi, Armend Thaqi e Ahmet Haliti. Madje, takimin me klubin nga Drenasi e konfirmoi për “Olle” edhe vetë sulmuesi Januzi.

Megjithatë, Prishtina përmes një njoftimi të mesnatës së premtes, ka qetësuar tifozët duke theksuar që klubi do t’i mbajë shumicën e futbollistëve që i ka në skuadër.

“Jemi duke u ndjerë shumë mirë që klubi ynë paska futbollistë për të gjitha skuadrat e Superligës. Kjo na nderon. Sinqerisht. Ne paskemi futbollistët kaq të mirë sa të “paguani” edhe dëmshpërblim, ndërsa me këta futbollistë nuk e paskemi merituar titullin?!

FC Prishtina ka futbollistë për të gjithë Ju skuadra dhe për deklaratat e porositura, për klubin, akterë të njohur, që po ua kursejmë emrat.

Tek e fundit asnjë gjë e re e mirë nuk pritet nga Ju.

Pra, u detyruam që këtë njoftim të vonë ta bëjmë për t’i ftuar adhuruesit e klubit të jenë të qetë, sepse shumica absolute e shkrimeve për ikjen e futbollistëve nga Prishtina janë luftë speciale e njohur për ne, sidomos para dy ndeshjeve të rëndësishme që na kanë mbetur dhe nga të cilat ne duhet të dalim në Evropë”, njofton Prishtina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtinë me stil, e gjunjëzon sërish kampionin, Ballkani barazon, ‘89-shi mposhti Llapin

Prishtina është rikthyer fuqishëm në garën për titull të kampionit në Superligë. Skuadra bardhekaltër ka arritur ta gjunjëzojë sërish Dritën brenda pak...

Capello “ngel në klasë” Lazion, por edhe krejt futbollin italian në… Champions

Pas ndeshjes Lazio-Bayern Munich 1-4, Fabio Capello analizoi humbjen e thellë të kryeqytetasve në Ligën e Kampionëve: “Lazio pagoi shanset që nuk i...

Sot tri superndeshje në Superligë, mëkat që luhen pa tifozë!

Sot (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Chelsea mposht Atleticon, Bayerni pothuaj e siguron kualifikimin

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në Romë, aty ku kampioni në fuqi Bayern Munich, u ndesh me Lazion në 1/8 e...

Recent Comments