No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli: Ibra e ka rritur këtë Milan! 

Pioli: Ibra e ka rritur këtë Milan! 

Milani barazoi në shtëpi kundër Atalanta dhe trajneri Stafano Pioli ishte i kënaqur me futbollistët e tij. Pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për “Sky Sport Italia”, ai u shpreh: “Skuadra po shkon mirë dhe të gjithë në dispozicion. Gjëja më e mirë është që ne u përpoqëm të fitonim deri në fund. Kjo për mua është shumë e rëndësishme”.

Para pak ditësh u zyrtarizua marrëveshja e re dhe Pioli komenton sërish: “Sa i takon rinovimit, nuk e mohoj që jam i lumtur. Gjithsesi gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë paqësor. Isha i qetë dhe shumë i bindur se do të vinte. Duhet të bëjmë punë cilësore, pasi jemi Milani dhe duhet të rritemi edhe më shumë. Le të mendojmë për ndeshjet e mbetura dhe pastaj mund të pushojmë pak e më pas të mendojmë për sezonin e ri. Duhet t’i japim vazhdimësi asaj që po bëjmë”.

AFRIMI I IBRAHIMOVIC – “Kontributi që ai ka dhënë në rritjen tonë është i dukshëm. Shpresoj të punoj sërish me të, por ka ende shumë gjëra që duhet të vendosen në tavolinë. Nuk ka askush asnjë dyshim që ai është ende i mirë dhe mund të luajë, por varet nga shumë aspekte të ndryshme. Besoj se ai dhe klubi ende nuk kanë folur dhe kjo për shkak se nuk ishte e sigurt se kush do të ishte trajneri. Besoj se kjo ka qenë arsyeja pse nuk janë ulur të flasin për të ardhmen”.

TRANSFERIMI I NJË GOLEADORI – “Kush nuk do ta donte një sulmues që shënon 25 gola në sezon? Gjithsesi unë besoj se paraqitjet tona janë rritur, falë përpjekjes së gjithë grupit. Ishim një ekip i ri, që dinim pak për njëri-tjetrin. Normalisht duhej kohë dhe afrimi i Ibrahimovic ishte thelbësor, për të ndihmuar të rinjtë rreth tij”.

“Leao ka një potencial të madh dhe është e drejtë që ka pritshmëri të mëdha për të. Ai po rritet dhe do të jetë i rëndësishëm për ne sezonin e ardhshëm. Ai paraqitet shumë më mirë në stërvitje se sa në ndeshje. Do të shkojë në atë nivel edhe në ndeshje.  Kundër Atalanta u paraqit mirë, por mund të bëjë edhe më shumë. Ka cilësitë për të hapur ndeshjet, qoftë kur luan si titullar, qoftë kur futet nga stoli. Vitin tjetër mund të shpërthejë, ose të paktën të jetë më i qëndrueshëm në lojërat e tij”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments