No menu items!
Ballina KRYESORE Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë, Ademi ngushëllon familjen dhe klubin

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë, Ademi ngushëllon familjen dhe klubin

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit i gjeneratës së viteve të 80-ta, Qamil Luli. I ndjeri ka ndërruar jetë në Helsinki ku ishte duke jetuar viteve të fundit, pas një sëmundje të shkurtër. I ndjeri ishte babai i trajnerit aktual të kadetëve në klubin prizrenas, Driton Luli. Familjen Luli dhe KF “Liria” e ka ngushëlluar nëpërmjet një telegrami presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i ngushëllimit i kreut të FFK-së

Prishtinë, 25 korrik, 2020
E nderuar Familje Luli!
Të nderuar drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Liria”

Me pikëllim të madh e pranuam lajmin se në moshën 64-vjeçare në Helsinki ka ndërruar jetë më i dashuri juaj, Qamil Luli, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Qamili ka qenë futbollist i spikatur i KF ‘Liria’ në vitet e 80-ta, kur kjo skuadër ishte në zenitin e saj, derisa vitet e fundit ishte duke jetuar larg vendlindjes.
Ata që e njohën gjithmonë e kanë vlerësuar Qamilin si një sportist të vërtet dhe me integritet të lartë. Ai ishte njeri i urtë dhe i afërt si me gjeneratën e tij, ashtu edhe me gjeneratat e reja.
Largimi i tij nga kjo jetë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit prizrenas dhe atij kosovar në përgjithësi, por kontributi dhe virtytet e tij do të kujtohen gjithmonë.

Pushoftë në paqe!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments