Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në lidhje me situatën e shokut të tij Gareth Bale në Madrid. Mesfushori gjerman tregon se uellsiani donte të largohej verën e kaluar, por nuk ia arriti të shkëputej nga madrilenët. Kjo ndikoi drejtpërdrejtë në ecurinë e tij gjatë kampionatit.
“Gareth Bale donte të largohej verën e kaluar dhe klubi i dha dritën jeshile. Në fund diçka e tillë nuk ndodhi. Kjo ndikoi tek ai. Nuk e di nëse është ende i mërzitur për diçka të tillë. Një çështje e vështirë”, ka theksuar Kroos.
Bale nuk pati një rendiment të lartë gjatë këtij sezoni dhe pritet që të largohet nga skuadra madrilene. Marrëdhënia e tij me trajnerin Zidane është e krisur dhe indinjata e tij dukej qartë dhe në festimet për titullin kampion.