No menu items!
Ballina KRYESORE Ballkani do t'ia bëjë "Gardën e nderit" Dritës

Ballkani do t’ia bëjë “Gardën e nderit” Dritës

Skuadra e Ballkanit ka vendosur të nderojë kampionin e Kosovës në futboll, Dritën duke i bërë “Gardën e Nderit”, në ndeshjen e fundit, e cila zhvillohet në Suharekë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet drejtori i skuadrës së Ballkanit, Avni Bytyçi.

“Në takimin e fundit që kemi pasur me kryesinë, kemi vendosur që të respektojmë skuadrën e Dritës, si kampion i ri në futboll të Kosovës në të gjitha drejtimet. Do ti bëjmë gordonin siç e bënë e gjithë bota e futbollit, sepse e meritojnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Bytyçi.

Tutje ai ka shtuar se është e dhimbshme për skuadrën nga Suhereka që e humbën mundësin për të vendosur fituesin e titullit pikërisht në qytetin e tyre, mirëpo realiteti është ky dhe duhet ta pranojë.

“Është e dhimbshme për ne që e humbëm mundësinë për të vendosur titullin në Suharekë, por realiteti është ky. Drita është kampion dhe ne i dëshirojmë sukses në garat evropian. Dëshira jonë është që të na përfaqësojë sa më denjësisht”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e fundit në këtë stinor ndërmjet Ballkanit dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./KP/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments