No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Turneu "Fadil Vokrri" do të jetë prestigjioz dhe ndërkombëtar

Ademi: Turneu “Fadil Vokrri” do të jetë prestigjioz dhe ndërkombëtar

Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, në stadiumin që e bartë emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Në fushën e gjelbër u paraqitën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta.

Për shkak të situatës me pandeminë numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte i kufizuar, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe familjarë e miq të Legjendës.

“FFK e ka bërë këtë turne dhe në kalendar të garave e kemi turneun Fadil Vokrri. Ky turne do të jetë i përvjetshëm dhe do të jetë një format tjetër, por shkaku i pandemisë e kemi bërë në këtë format”, u shpreh Ademi.

“E kemi zgjedhur këtë format sepse disa prej veteranëve kanë luajtur me Vokrrin, ndërsa ishte edhe estrada sepse Fadili ishte një artist i fushës së futbollit dhe ishte futbollisti artist në skenë”.

“FFK do ta kujtojë gjithmonë Vokrrin me një turne më prestigjioz, i cili do të bëhet edhe ndërkombëtar. Këtë vit e bëmë kështu për ta festuar ditëlindjen e tij dhe për t’i thënë atje lart që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe me shumë respekt Fadilin”, shtoi kreu i FFK-së.

Fitores në këtë ndeshje revyale iu gëzuan Veteranët e futbollit, me rezultat 6:2.

Në minutën e 9-të loja u ndërpre për të nderuar me duartrokitje të gjata veprën dhe karrierën e Legjendës, teksa në ekran u shfaq edhe një video e përgatitur për këtë datë nga grupi i tifozëve “Dardanët”.

Në fund, të dyja ekipet u nderuan me medalje, të cilat i shpërndau kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli, derisa trofeun ekipit fitues ia ndau presidenti Agim Ademi. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments