No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Nuhiu: Jemi kampionë me meritë, rivaliteti na bëri më të fortë

Nuhiu: Jemi kampionë me meritë, rivaliteti na bëri më të fortë

Të dielën përfundon një sezon i stërzgjatur i Superligës, ku do të zhvillohet xhiroja e fundit. Një javë para se të përfundojë kampionati tashmë dihet kampioni i ri.

Barazimi i Gjilanit me Ballkanin me rezultat 2:2, bëri që rivali i tyre Drita të shpallej kampione matematikisht.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiun thotë se pas një gare shumë të fortë janë të lumtur që në fund puna e tyre është shpaguar me titullin e kampionit.

“Ne jemi kampionët pas një gare me klube shumë të forta, ku diferencat kanë qenë të afërta në garë por ne ia dolëm të jemi të parët”, deklaroi Nuhiu për Objektiv.

Numri një i bankinës së “Intelektualëve” shtoi se kundërshtarët si Ballkani kanë bërë që të jenë edhe më të përkushtuar në garën pëe titull të kampionit.

“Kundërshtarët na kanë bërë edhe më të  fortë sepse është dashur çdo ndeshje të fitojmë,  ata na kanë bërë më të mirë në këtë garë.

Jemi lodhur mjaft, por titulli të jep energji për të punuar edhe më tepër, ju e dini se neve tash na presin ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe duhet ta përfaqësojmë futbollin tonë në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.

Në fund trajneri nga Shkupi deklaroi se janë duke shikuar mundësinë e transferimit të tre futbollistëve dhe se do të ruajnë bazën e skuadrës.

“Do të ruajmë grupin dhe do të mundohemi të sjellim dy tre futbollistë për të rritur edhe me tepër cilësinë”.

Drita është lidere e Superligës me 68 pikë dhe në ndeshjen e fundit do të përballet me Ballkanin në udhëtim.

Ky është titulli i tretë në histori të klubit, ndërsa i dyti brenda tre vjetëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments